Secondary Adv

Termeti, Erdogan: Brenda 1 viti do ndertohen 488 mije banesa te reja

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të rindërtojë rajonin jugor të Turqisë, të goditur nga tërmetet katastrofike të 6 shkurtit.

 

Gjithashtu ai ka premtuar se vendi do të ndërtojë 488,000 shtëpi të reja brenda një viti. “Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga goditja nga tërmeti. Ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve”, tha Erdogan pas mbledhjes së qeverisë.

 

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi u prekën nga tërmetet shkatërruese, të cilën goditën edhe Sirinë./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat