Secondary Adv

Nga 1 prilli rritet vlera e sigurimit vullnetar, ISSH i ben thirrje qytetareve

Nga 1 prilli me rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë do të ndryshojë edhe masa e pagesës për sigurimet vullnetare.

 

Qytetarët të cilët janë pjesë e kësaj skeme do të detyrohen të paguajnë 1300 lekë më shumë në krahasim me çfarë paguanim deri më tani.

 

Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 7,344 lekë ku në një vit një person paguan gjithsej 88 mijë e 128 lekë. Tashmë qytetarët që kanë sigurimin vullnetar duhet të paguajnë në muaj 8 mijë e 640 lekë ose në vit.

 

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar nga VKM në periudhën kur bëhet pagesa.

 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore u bënë thirrje qytetarëve të cilët kanë periudha të pasigurara t’i kryejnë këto pagesa para datës 1 prill përndryshe do të paguajnë me masën e re 8 mijë e 640 lekë.

 

Duke ju referuar raportit të vitit 2021 të ardhurat në sigurimet shoqërore nga sigurimi vullnetar arritën 501 milionë lekë. Ndërkohë numri total i kontribuesve vullnetar për këtë periudhë ishte 6,437 persona./Burimi: SCAN


Më të lexuarat