Secondary Adv

Plani i ri urbanistik i Tiranes, rikthehet ideja e tramit

Ideja e krijimit të rrjetit të nevojshëm për qarkullimin me tram në kryeqytet është rithyer sërish pavarësisht sesa ironike u duk ajo kur e propozoi ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.


Vetëm pak ditë më parë studioja e Stefano Boerit paraqiti në Tiranë vizionin mbi të cilin do të hartohet plani i ri urbanistik për kryeqytetin. Por çfarë sjell vizioni paraprak mbi këtë plan? Në thelb gjejmë policentrizmin pra Tirana një qytet policentrik dhe i gjallë me disa qëndra.  Ruajtja e ndërtimeve aktuale, dhe dendësimi brenda zonave bosh duke ruajtur hapësirat e gjelbra. Në vëmendje sërish vjen trami. Studioja e Boerit vlerëson se është e nevojshme që të ketë zhvillim të dy linjave të trnaportit publik tram ose autobus që nis nga Kombinati dhe vazhdon deri në Kinostudio por edhe për linjë veri dhe jug.


Shembjet në zona të caktuara për të krijuar hapësira janë një opsion që nuk përjashtohet por sipas mundësisë kërkohet një sistem kompensimi. I njëjti vizion sjell propozimin që të vendosen stacione pagese për qarkullimin në disa rrugë.Kjo është një ide që në fakt funksionin vetëm në kryeqytete të mëdhenj siç është Londra. Ku për të shkuar në qendër duhet që të paguash. Gjithsesi propozimet do të kalojnë në konsulta të gjera publike duke vendosur në fund formësimin e planit t që ri që pritet të përfundojë brenda verës.


Më të lexuarat