Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor, u konstatua se në rrugën që ka përshkuar 19-vjeçari, që vinte nga Unaza Lindore drejt rrethotullimit të TEG-ut, nuk ka pasur frenim të fortë.
Por a mund te parandalohej tragjedia nese cilesia e materialeve te perdorura ne ndertimin e gardiellave do te ishte me e mire?
Ndoshta kjo eshte nje kembane alarmi per rritjen e kontrollit te cilesise ne ndertimin e rrugeve ne Shqiperi. Viktimat janë 3 të rinj. Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.
Dy vajzat gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi 20-vjeçar disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një makinë “Hyundai”. Kjo makinë u godit nga “Audi” i tre të rinjve, pas humbjes së kontrollit.
Makina që drejtohej nga 20-vjeçari u përplas me barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e “Audit”.