ISHMP: 133 milion leke per sistemin elektronik te monitorimit te pyjeve
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka hapur procedurën e prokurimit publik për “Sistemin elektronik të monitorimit të pyjeve”, fondi limit i të cilit është njëqind e tridhjetë e tre milionë lekë pa TVSH.
Afati për kryrjen e punimeve është tre muaj nga lidhja e kontratës. Nga fondi limit rreth 83 milionë lekë pa TVSH do të jenë për blerjen dhe zhvillimin e sistemit elektronik të monitormit të pyjeve, ndërsa 50 milionë leke pa TVSH do të jenë për mirëmbajtjen e sistemit për 4 vitet në vijim. Sipas të dhënave të kontratës pritet që të instalohen rreth 194 kamera IP dhe 24 kamera termale në 24 pika kryesore. Aktualisht strukturat e IPP-së kryejnë rreth 3 mijë inspektime në vit.
Nga këto inspektime rreth 700-800 kryhen në akset rrugore ku transportohet materiali drusor. Nga këto struktura sekuestrohet në rreth 400-500 raste rreth 2000-3000 m3 lëndë drusore që është prerë ilegalisht. Por me sistemin e ri të monitorimimit pritet që edhe rezultatet të jenë më të mira. Kamerat do të jenë të vendosura në mënyrë të tillë që të monitorojnë kryqëzimet kryesore në të cilat transportohet materiali drusor si dhe të mbulojnë disa zona të parqeve kombëtare për të monitoruar rënien e zjarreve.Burimi i finacimit të këtij projekti do të jetë Buxheti i shtetit ndërkohë që data e zhvillimit të tenderit do të jetë në 29 mars të 2016.