Secondary Adv

Arrihet marreveshja France-Britani, 577 mln USD per ndalimin e emigranteve

Britania do t'i paguajë Francës 577 milionë dollarë për 3 vitet e ardhshme në përpjekje për të ndaluar emigrantët të udhëtojnë me varka përgjatë Kanalit La Mansh.

 

Në një samit të projektuar për të rindërtuar lidhjet pas vitesh përplasjesh mbi Brexit, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se të dy palët kishin rënë dakord të punonin më ngushtë së bashku.

 

Sunak e ka bërë ndalimin e mbërritjeve të varkave një nga pesë prioritetet e tij pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në më shumë se 45,000 persona vitin e kaluar, 500% në dy vitet e fundit. “Është koha për një fillim të ri”, tha Macron.

 

Si pjesë e marrëveshjes së re, Britania do të ndihmojë në financimin e një qendre paraburgimi në Francë, ndërsa Parisi do të vendosë më shumë personel francez dhe teknologji të përmirësuar për të patrulluar plazhet e saj.

 

Oficerët nga të dy vendet do të kërkojnë gjithashtu të punojnë me vendet përgjatë rrugëve të favorizuara nga trafikantët e njerëzve.

 

Të dy liderët ranë dakord të ecin përpara në bashkëpunimin për energjinë bërthamore, riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe u zotuan të forcojnë ndërveprimin e forcave të tyre ushtarake, duke përfshirë zhvillimin e raketave të ardhshme dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat