Secondary Adv

Reforma e pensioneve, Macron: Nuk do te heqim dore nga projektligji

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thyer heshtjen për herë të parë për të mbrojtur nevojën për reformën e tij të diskutueshme të pensioneve.

 

Emmanuel Macron, i cili deri më tani e ka lënë qeverinë franceze të përballet me polemika të shumta, u shkroi sindikatave për të diskutuar, një ditë para ditës së shtatë të protestave kundër reformës, e cila, ndër të tjera, rrit kufirin e moshës nga 62 deri në 64 vjet.

 

“Qeveria ju dëgjoi dhe do tju dëgjojë për të promovuar dialogun  pa devijuar nga nevoja për të rivendosur një ekuilibër të qëndrueshëm në sistemin tonë të pensioneve”, theksoi Emmanuel Macron duke pranuar se reforma nuk preferohet pasi prek një nga shtyllat e sistemit social ala francez.

 

“Nuk e nënvlerësoj pakënaqësinë që po shprehni si dhe shqetësimin e shprehur nga shumë francezë të cilët shqetësohen se nuk do të marrin kurrë pension” , pranoi presidenti i Francës.

 

Rikujtojmë se të mërkurën, Senati, i cili dominohet nga opozita e djathtë, votoi projektligjin që rrit moshën e pensionit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat