MTI: Gjate 2016-s do rigjallerojme dy segmente te rendesishme hekurudhore
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi gjatë analizës vjetore të drejtorisë së Hekurudhave Shqiptare se, pavarësisht problematikës së trashëguar, transporti hekurudhor ka potencial të madh zhvillimi dhe mund të japë më shumë kontribut në ekonominë e vendit.
Ministri Haxhinasto nënvizoi se ndër objektivat kryesor për 2016 duhet të jetë rritja e mëtejshme e konkurueshmërisë dhe ofrimi i një game të gjerë shërbimesh për biznesin shqiptar dhe atë të huaj.Ministri tha se Drejtoria e Hekurudhave duhet të konceptojë qasje për t’i ofruar një game shërbimesh biznesit, që falë çmimeve të lira që ofrojnë hekurudhat për transportin e mallrave, biznesi të zgjedhë këtë transport.Një tjetër objektiv për vitin 2016, është rivitalizimi segmentit të rëndësishëm Durrës-Elbasan-Përrenjas dhe Lin- Pogradec, duke i dhënë më shumë mundësi biznesit që përdorë këtë transport, nga Porti Durrësit deri në zonat kufitare.
Haxhinasto u shpreh se do të realizohet një monitorim rigoroz, veçanërisht për operatorët e mineraleve dhe çimentos, të cilët i tejkalojnë normat e peshës mbi aks, duke dëmtuar akset rrugore, me qëllim që transporti i këtyre mallrave të realizohet me alternative konkuruese të transportit hekurudhor.