161 mln leke per shpronesimet e rruges Shengjin-Baks-Rrjoll, lista paraprake
Agjencia Shtetërore e Shpronësimit shpall shpronësimi për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga projekti i rrugës Shëngjin- Baks-Rrjoll.
Subjekti kërkues i këtij këtij projekti është bashkia Lezhe nga ku përmesë këtij njoftimi kërkon të vërë në dijeni qytetarët të cilët do të preken nga shpronësimi për pasuritë e paluajtshme, pronë private.
Të prekurit do të kompensohen sipas vlerësimeve paraprake të llogaritur për pasuritë e llojit “arë”. Financimi do të realizohet në bazë të marrëvshjes së huasë mes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ndërkaq kostoja totale paraprake e shpronësimit do të arrijë vlerën 161.7 milionë lekë. Në listën paraprake të publikuar për t’u shpronësuar janë piketuar gjithsej 140 prona të cilat janë objekte ose toka, ndërsa 11 prej tyre ende nuk janë të konfirmuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Rruga i përket një rëndësie të veçantë pasi shkurton distancën mes dy bashkive, Shëngjinit dhe Velipojës të cilat në fokus kanë zhvillimin e turizmit. Distanca aktuale mes Shëngjinit dhe Velipojës është 65 km, por me ndërtimin e rrugës së re parashikohet të arrijë deri në 15 km./Burimi: SCAN