
Kalldremet e Gjirokastres, projekti per rikonstruksionin e rrugeve
Prej dy dekadash mirëmbajtja e rrugicave karakteristike të qytetit të Gjirokastrës ka qenë e pamundur. Dhe në ato raste kur është ndërhyrë për t’i riparuar mbi rrugë është hedhur beton duke dëmtuar kalldremet prej guri. Një shqetësim ky jo vetëm për banorët por edhe turistët të cilët kërkojnë në Gjirokastër traditën.
Por kjo gjendje do të ndryshojë, falë një projekti të qeverisë. Ndërtimi i kalldrëmeve kërkon një mjeshtëri të veçantë. Esat Dvorani është një prej restauratorëve më të njohur për punimet me gurë. Për rindërtimin e këtyre segmenteve do të përdoret një fond prej 270 milionë lekësh. Kalldremet e Gjirokastres përveç shtrimit me pllaka guri, në punime janë parashikuar edhe elementet shtesë si menaxhimi i ujërave të shiut dhe vendosja e ndriçuesve.
Kalldremet e Gjirokastres zëvëndësohen me beton
Kompleksi arkitektonik i pjesës muzeale të Gjirokastrës u kompletua përfundimisht me infrastrukturen rrugore në fund të shekullit te XVIII-të. Që prej kohës kur qyteti filloi të zgjerohej jashtë mureve të kalasë, në shëkujt XIV – XV, filloi edhe ndërtimi i kalldrëmeve. Sot, ajo që shikohet me keqardhje nga specialistet e trashëgimise kulturore është zëvëndësimi me beton i infrastrustures tradicionale.
Duke nisur nga “Pazari i ri” e deri tek lagjet më të vjetra të Gjirokastrës qindra metra katrorë të kalldrëmit janë zëvëndësuar me beton apo asfalt. Në shumë raste ky fakt është justifikuar nga institucionet vendore me vështirësinë e qarkullimit të automjeteve por nga ana tjetër edhe me mungesën e fondeve për restaurimin e kalldrëmit. Sipas tyre, vendet ku ka ndodhur ky zëvëndësim janë të pafavorshme për të restauruar kalldrëmet për shkak të pjërresisë së madhe të terrenit cka e bën të pamundur qarkullimin dhe është parë më e përshtateshme shtrimi i këtyre segmenteve me beton.
Me raportin e fundit të UNESCO-s të publikuar në Janar të 2013-ës, vëzhguesja e ICOMO-s Eleni Maistrou i tërhoqi vëmendjen Bashkisë së Gjirokastrës me ndërtimet pa leje në pjesën muzeale dhe betonizimin e monumenteve dhe kalldremeve të cilësuar si dekorin kryesor të qytetit 500 vjecar. Ende sot në Gjirokaster, ku operojne disa organizata jofitimprurese me qëllim restaurimin, konservimin dhe rijetëzimin e qytetit muze përvec institucioneve shtetërore nuk është kthyer në identitet asnjë metër katror kalldrëm i humbur dhe c’është më e keqja, kjo pasuri mbulohet dita – dites nga betoni. Ndërkohë që para një muaji qeveria në pushtet prezantoi një projekt për rikonstruktimin e kalldremeve karakteristike të qytetit të Gjirokastrës.
Debat për kalldremet e Gjirokastres
Kalldrëmi i lagjes Varosh një ndër me të vjetra në Gjirokastër ka ndezur debat për mënyrën e rindërtimit në qytetin e gurtë. Kreu i Partisë Demokratike në këtë qytet Roland Bejko e konsideron ndërhyrje të papërgjegjshme rindërtimin që po i bëhet kalldrëmit të lagjes së vjetër të tregtarëve. Sipas zotit Bejko rruga e bllokuar në të dy kahet ka shkaktuar pështjellim në lëvizje dhe për më tepër po shkelen të gjitha standardet e rindërtimit pasi nuk ekziston asnjë leje për ndërhyrje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
“Ka disa parregullsi. Së pari mungon një tabelë informimi për të gjithë qytetarët që janë të interesuar të marrin vesh se kush e kryen këtë punim dhe sa kushton. A ka një afat të fillimit dhe të mbarimit të punimeve? Dhe mbi të gjitha sa është shuma e vendosur në dispozicion? Duhet të ketë një leje të miratuar nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, që sipas të dhënave që ne kemi, bashkia nuk e ka, bashkia e cila është përgjegjëse për kryerjen e këtyre punimeve. Firma që kryen punimet duhet të jetë e licensuar sepse po kryen punime në një zonë muzeale”, thotë kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko.
Bashkia e Gjirokastrës pretendon se është duke respektuar të gjitha kriteret e ligjit të trashëgimisë për të kthyer në identitet lagjen e vjetër të tregtarëve. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Vangjel Muço në këtë rrugë historike do të respektohen në detaje të gjitha teknikat e dikurshme të ndërtimit. Gjirokastra ka gjatësinë më të madhe të rrugëve të brendshme pas Tiranës. Një pjesë e tyre u betonizuan gjatë dekades së fundit duke zëvendësuar kalldrëmin qindra-vjeçar të dëmtuar.
Më të lexuarat









