Secondary Adv

Ne prill shperndahen parate nga taksa e jashtezakonshme e energjise

Fitimet që do arkëtohen nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme nga kompanitë që operojnë në sektorin e prodhimit të energjisë, pritet të shpërndahen në prill.

 

Qeveria planifikon të mbledhë rreth 8.3 mld lekë nga taksa shtesë për prodhuesit e energjisë. Pas mbledhjes së qeverisë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se së shpejti do të identifikohen shtresat më në nevojë që pritet të përfitojnë nga fondi i mësipërm.

 

Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të hëne u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së financimit për ndërtimin e urës së Bunës.

 

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se: “Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km.

 

Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, që është 310 metra, do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.” Ky investim pritet të kushtojë deri në 1.5 miliardë lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat