Miratohet kredia 75 mln dollare per ujesjellesit, shoqerite duhet te aplikojne
Komsioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 75 mln USD, që pritet të shkojë për modernizimin e sektorit të ujësjellës – kanalizimeve.
Huaja do të merret nga Banka Ndërkombëatre për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që për t’u disbursuar do të jenë kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve që do të aplikojnë me projekte, çka do të thotë se aktualisht nuk dihet cilat janë zonat që përfitojnë.
Gjatë diksutimeve në komision u bë me dije se hendeku financiar për përmbushjen e nevojës për investime në sektor, është 324 mln euro. Paralelisht, me huanë do të jepet edhe një grant prej 6.3 mln euro që parashikohet të shkojë për auditimet e energjisë së ujësjellësve, si dhe modernizimin e pajisjeve.
Përmes kësaj kredie snohet ulja e hendekut actual të mbulimit me shërbime me 3-4% të zonat rurale, si dhe përmirësimi i furnizimit me ujë në 35 zona të reja urbane për të marrë furnizim me ujë minimalisht prej 18 orësh./Burimi: Scan