Secondary Adv

Te ardhurat nga TVSH-ja kapercejne pragun historik, rriten me 14.7 per qind

Sistemi i mbledhjes së TVSH-së pritet të jepet me koncesion për një kompani private. Formula e këtij koncesioni është sipas skemës rritëse të të ardhurave, ku kompania private do të mund të marrë shumicën e fitimit nëse të ardhurat arrijnë mbi 15%.

 

Të ardhurat nga TVSH e brendshme arritën në 30 miliardë lekë, apo rreth 220 milionë euro në 2015-s, nga 26.3 miliardë lekë në 2014-n, sipas tabelave të Ministrisë së Financave. Sipas Monitor, “nëse dhe në 2016-n, të ardhurat nga TVSH do të rriten të paktën 15% si në 2015-n, vetëm nga shtesa mbi 11%, kompania llogaritet të marrë rreth 1.1 miliardë lekë (gati 8 milionë euro)”.


Për janarin 2016, të ardhurat nga TVSH e brendshme bruto ishte gati 24% dhe të hyrat neto (duke hequr rimbursimet) ishin 13%, sërish mbi kufirin prej 11%, ku Ministria fillon e ndan të ardhurat.Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave kanë deklaruar se kufiri 11% është vendosur pasi nga të dhënat historike ka rezultuar se vetë administrata nuk mund të rrisë të ardhurat më shumë se kjo vlerë. Në fakt, pas 2008-s, ritmi i rritjes së të ardhurave të TVSH-së ka qenë negativ.


Por, zgjerimi prej 10% në 2014-n dhe gati 15% në 2015-n dëshmon se edhe me mjetet që administrata zotëron aktualisht mund të ketë një rritje dyshifrore, sidomos pas aksionit informalitet që ka disiplinuar përdorimin e faturave nga bizneset, duke sjellë rritje të deklarimit të xhiros.Në afat të mesëm, rritja ekonomike e pritshme prej 4% dhe inflacioni i targetuar prej 3% mundësojnë një zgjerim organik të të ardhurave prej 7%, duke e “lehtësuar” punën për arritjen e targetit prej 11%.Të ardhurat nga TVSH e brendshme arritën në 30 miliardë lekë, apo rreth 220 milionë euro në 2015-s, nga 26.3 miliardë lekë në 2014-n, sipas tabelave të Ministrisë së Financave.


Më të lexuarat