Bie industria ne tremujorin e katert 2022, ndersa ndertimi nuk ndalet 17-03-2023
Shtrenjtimi i lëndëve të para, i shoqëruar me kostot më të larta të energjisë për bizneset, rezultojnë të kenë ndikuar ndjeshëm në ecurinë e aktivitetit prodhues në vend.
Të dhënat e INSTAT për “Prodhuesit e të mirave” në tremujorin e katër 2022 tregojnë se volumi i shitjeve neto në sektorin e industrisë ka qenë në rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të kundërt, ndërtimi ka vijuar rritjen me ritme dy shifrore dhe në tremujorin e fundit, duke qenë i vetmi sektor prodhues që ka shfaqur ecuri pozitive.
Ndonëse shitjet janë me rënie, bizneset po detyrohet që të rrisin pagat, teksa po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden punonjës, si rrjedhojë e ritmeve të larta të emigracionit. Pagat u rritën më shumë në sektorin e industrisë dhe prodhimit.
Industria me rënie
Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi ulje 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energji elektrike, Gaz, Avull redukton aktivitetin
Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi ulje 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve me rritje
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 9,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi ulje 0,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi nuk ndalet
Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 18,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/bie-industria-ne-tremujorin-e-katert-2022-ndersa-ndertimi-nuk-ndalet/
Më të lexuarat
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë Më pak prodhim bujqësor, kufizim të mundësive për vaditje, e më tej ngricat por edhe përmbytje të papritura, që përsëriten shpesh kryesisht në dimër. Këto janë rreziqet me ta cilat po përballet ekonomia shqiptare, vetëm si rezultat i ndryshimeve klimatike, e që po shkaktojn
Shpenzimet sipas qarqeve: Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Këshillat e qarqeve kanë pasur profile shumë të ndryshme shpenzimesh gjatë vitit 2025. Në disa qarqe, buxheti është përqendruar kryesisht te pagat e personelit, ndërsa në të tjera peshën më të madhe e kanë marrë shpenzimet kapitale, pra investimet.Në total, për 12 këshillat e
Falja e detyrimeve, fshihen automatikisht 30 mln euro gjoba për vitet 2015-2024 Rreth 30 milionë euro gjoba të vendosura nga inspektorët tatimorë për periudhën 2015–2024 janë fshirë automatikisht në zbatim të ligjit për faljen e detyrimeve.Administrata Tatimore njoftoi se janë shuar automatikisht detyrime në vlerën 29.9 milionë euro, nga të cilat kan
Europa në flakë: Spanja shpall gjendjen e emergjencës, Franca kërkon ndihmë nga BE Vala e të nxehtit po ushqen zjarret në disa vende të Europës. Spanja, Franca dhe Italia po luftojnë me vatra të shumta, ndërsa deri tani janë djegur më shumë sipërfaqe se mesatarja e 20 viteve të fundit.Dhjetëra mijëra europianë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre
Malaj: Borxhi publik i vendit ulet në 49.02 për qind të prodhimit kombëtar Ministria e Financave thotë se borxhi publik i vendit ka zbritur në 49% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjysma e parë e vitit është mbyllur me ecuri pozitive sa i përket uljes së borxhit publik. Referuar raportit të fundit të Ministrisë së Financave, në fund të muajit qershor
Nafta në Kosovë arrin çmimin më të lartë që nga fillimi i majit Një litër naftë kushton 1.69 euro, një litër benzinë kushton 1.50 euro, ndërsa një litër gas 0.60 euro.Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e premte. Vendimi i ministrisë tregon se nafta sërish ësht
Sot maratona në Pogradec, Policia njofton bllokime të përkohshme të rrugëve Nga ora 18:30 deri në 22:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore për zhvillimin e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare.Pogradeci do të mirëpresë më 25 korrik Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ndërsa Policia ka njoftuar masa të posaçme për garantimin e
Turizmi fryn faturën e mbetjeve, Saranda dhe Himara përballen me kostot më të larta Bashkitë bregdetare po përballen me kosto më të larta të shërbimit për frymë për shkak të rritjes së ndjeshme të gjenerimit të mbetjeve.Teksa vendi ka hyrë në një fazë të re të menaxhimit të mbetjeve pas miratimit të dy ligjeve të reja që përafrojnë kuadrin kombëtar me
Raporti i AKM: Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, i cili tregon se Tirana dhe Elbasani vijojnë të kenë nivelet më të larta të ndotjes së ajrit në vend. Megjithëse disa tregues kanë shënuar përmirësim, në disa qytete janë regjistruar ende tejkalime
Kapshtica bllokohet të hënën, greva e doganierëve grekë pezullon kalimin për 5 orë Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke. Gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në asnjë drejtim. Drejtoria e