Secondary Adv

Rriten eksportet ne shkurt, 2.8 per qind me te larta se nje vit me pare

Shqipëria ka tregtuar 38 miliardë lekë mallra “Made in Albania”.

 

Sipas Instat në Shkurt 2023 eksportet e mallrave u rritën me 2,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por pavarësisht kësaj vërejmë një frenim nëse e krahasojmë me ecurinë e muajit janar ku rritja ishte dyshifrore.

 

Nga të dhënat konstatohet se niveli më i lartë i eksporteve është ndikuar nga grupi  “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”  e cila ka pësuar një rritje me 2.6% ushqimet me 2% si dhe fasonët.

 

Për shkak të mungesës së reshjeve gjatë muajit të shkuar Shqipëria ka ulur edhe eksportet e energjisë elektrike .Po ashtu nivel më të ulët të eksporteve ka pasur edhe grupi Produkte kimike dhe plastike si dhe materialet e ndërtimit.

 

Vlera e eksporteve shqiptare është më e madhe  gjatë këtij viti nëse bëjmë një krahasim si dy mujor.Gjate periudhes janar-shkurt eksportet e mallrave arriten vleren 80 mld leke, duke u rritur me 11,2 %.

 

Ndërkohë përsa  i përket vendeve me të cilat Shqipëria ka realizuar rritje të tregtisë rezultojnë se janë Greqia Spanja dhe Austria. Ulje të ndjeshme ka pasur niveli i mallrave që janë eksportuar drejt  Kosovës, Italisë dhe Gjermanisë.

 

Nëse bëjmë një krahasim në kosovë janë eksportuar 2.6 milardë lekë mallra gjatë shkurtit 2023  nga 3.3 që ishte një vit më parë. Si pasojë e rritjes së eksporteve deficiti tregtar është ulur duke kapur vlerën  31 mld lekë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat