Secondary Adv

Shqiperia do te kete nje institut te posacem per naften dhe gazin ne vend

Plani është hartuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me ambasadën zvicerane në Tiranë me një fond prej 6 milionë eurosh të akorduara nga Zvicra.


Projekti synon ndërtimin e kapaciteteve për përfitime maksimale nga projekti i gazsjellësit TAP ashtu sikurse menaxhimin e tregut të ri të gazit në Shqipëri.
Konsulenca i është besuar Roland berger, që sipas Ministrisë është lider dhe e specializuar në menaxhimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës.
“Është se është një proces i parashikuar mirë, do të thotë që vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ky ka qenë koncepti. Kështu janë edhe sinjalet nga bashkëbisedimi me kompaninë Trans Adriatic Pipeline dhe në bazë të këtij krahasimi të marrëveshjeve që do të bëhet nga kompania Roland Berger, do të merren edhe përftimet shtesë që ka Shqipëria.


Disa angazhime janë marrë tashmë nga TAP-i. Disa përfitime shtesë të tjera financiare do të realizohen menjëherë pasi të mbyllet ky material. Unë parashikoj që të mbyllet brenda 2 maksimumi 3 muajsh siç kemi rënë dakord me konsulentin”, u shpreh ministri Gjiknuri.Objektivi tjetër për për Ministrinë, është ringritja e Institutit të Naftës dhe Gazit në Shqipëri. Ministri Gjiknuri thotë se ky institucion është tejet i nevojshëm për Shqipërinë.


“Fatkeqësisht, në 10-15 vitet e fundit Shqipëria i humbi shumë nga këto kapacitete, duke mbetur me mangësi të mëdha teknike, përsa i përket zhvillimeve hidrokarbure. Pikërisht ky projekt merr përsipër të ngrejë këtë ekspertizë, që ne ta kemi për gazin dhe për naftën. Ky është prapë një element shumë i rëndësishëm i këtij projekti”, tha Gjiknuri.


Një element tjetër i rëndësishëm i projektit do të jetë edhe fizibiliteti për vënien në punë të termocentraleve me gaz, siç është termocentrali i Vlorës. “Projekti merr përsipër të bëjë studimin e fizibilietit për lidhjen nga pika e daljes të gazit në Fier me termocentralin e Vlorës, që ta bëjë përfundimisht edhe këtë termocentral një nyje shumë të rëndësishme të prodhimit të energjisë”, theksoi Gjiknuri.


Më të lexuarat