Secondary Adv

Shqiperia ne gare per naften ne ujerat e Adriatikut dhe Jonit

 

Shqipëria është mes vendeve ballkanike që janë vënë në kërkim të gazit dhe naftës në ujërat e Adriatikut dhe Jonit. Të paktën kështu shkruan prestigjozja italiane Corriere della Sera, që në një artikull me titull “Gara për gazin e Adriatikut”, saktëson se Greqia dhe Mali i Zi kanë nisur gara ndërkombëtare për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës dhe gazit në ujërat e tyre territoriale.

 

Sipas gazetës në fjalë, Shqipëria pritet të bëjë shumë shpejt të njëjtën gjë ndërsa puset e para parashikohet të jenë operative në vitin 2018. Më pas qëndron Kroacia që më 2 prill nisi një garë për eksplorimin e ujërave të saj që do të përfundojë më 3 nëntor me prezantimin e ofertave. Bëhet fjalë për 29 blloqe prodhimi që Qeveria e Zagrebit synon të fillojë të shfrytëzojë brenda 3-5 vjetësh.

Sipas gazetës italiane, kriza ekonomike ka shërbyer si katalizator që fqinjët përballë çizmes të rrisin ritmin. Zabrebi, Podgorica, Tirana dhe Athina kanë marrë shembull nga sa ndodhi në Qipro,  shkruan Corriere della Sera,  ku u zbuluan rreth 200 miliardë metra kub rezervë gazi. Corriere shkruan se sot është e pamundur të dish sa gaz dhe naftë gjendet nën Adriatik dhe Jon. 

 

 

Në detin Adriatik në Shqipëri janë zbuluar sasi të mëdha të naftës dhe të gazit nder vite.

 

Para dy vitesh gazeta Oil&Gas ka bërë të ditur që kompania San Leon Energy ka identifikuar disa burime të mëdha nafte në zonat 2D dhe 3D për të cilën ka marrë licensën në detin Adriatik pranë Durrësit, në det të hapur . Lajmin me pas e konfirmon edhe ekipi nënujor i San Leon qe do të vazhdojë identifikimin duke shfrytëzuar edhe licensën që ka marrë.

Sipas gazetës në atë kohë kompania do të përdorte edhe aplitudën sizmike për të zvogëluar rrezikun hulumtues , duke treguar më tej potencialin e lartë në det të hapur në Shqipëri.  Qeveria shqiptare  e asaj kohe i dha të drejtën kompanisë San Leon që të eksplorojë në detin Adriatik që në 31 janar 2011. Që në atë kohë, kanë filluar proceset e kërkimit ndërkohë që kompania thotë se ka gjetur tashmë vendburime të shumta.

 

Nafta "fle" në brigjet shqiptare

 

Ndërkohë që në një artikull të publikuar rreth dy javë më parë, eksplorimi i ri për energji në zonat e perëndimit të Greqisë, në buzët e detit Adriatik, përmban të gjithë potencialin për t’i transformuar kompanitë nga biznese të vogla gazi dhe nafte, në lojtare mjaft të rëndësishme.

Një hark me zgjatim nga veriu drejt jugperëndimit të Greqisë, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, po krijohet  fronti më i ri i naftës në Mesdhe dhe po tërheq disa emra të mëdhenj industrialë. Shqipëria, shtëpia e fushës më të madhe të naftës bregdetare, ndodhet tashmë në rrugën e saj për t’u bërë një prodhues i madh gazi dhe nafte. “Bankers Petroleum” është në pararojë të zhvillimit në atë vend, me pronat e mëdha të naftës. Kompania e ka kaluar provën, pasi rezervat e përafërta të saj janë 232 milionë barrela dhe prodhimi arriti në 19.300 barrela në ditë.

Në pjesën perëndimore të Greqisë, kompania “Energean” ka fituar së fundmi të drejtën për të eksploruar bllokun e madh të bregdetit të Janinës dhe më tej në jug, bllokon e Katakolonit. Pjesë e ekipit të Energean është Petra, pasi zv/presidenti i kësaj të fundit, Christopher Brown, është një njohës i mirë i Adriatikut.  “Energean” planifikon shpenzimin e më tepër se 60 milionë dollarëve në eksplorimin e dy blloqeve. Presidenti i “Energean”, Mathios Rigas pranon se askush nuk e ka idenë sesa shumë naftë mund të përmbajnë këto zona, por është optimist, duke theksuar se “nafta fle” në brigjet e Greqisë perëndimore dhe Shqipërisë.


Më të lexuarat