Secondary Adv

Projekti i aksit rrugor Elbasan-Qafe Thane do te kthehet ne nje rruge interurbane me kater korsi

Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi 

 

Kreu i qeverisë ka publikuar fotografitë e punimeve për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Aty duket se vijon puna për ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike. Rama thotë se është aks që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian. 

 

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend. Itinerari është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. 

Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km. Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat