Secondary Adv

Studentet kerkojne doreheqjen e Vucic pasi pranoi planin e BE-se per Kosoven

Mbrëmjen e djeshme, studentët e disa universiteteve të Beogradit, kanë protestuar në qendër të kryeqytetit serb duke paralajmëruar bllokadë të institucioneve për shkak të planit evropian për Kosovën.

 

Bllokadën institucionale në Serbi e kanë paralajmëruar partitë opozitare të mbledhura si “Opozitë shtet-formuese” të cilat kanë njoftuar se një organizim i tillë do të nisë të premten në 24 mars. 

 

Në protestën e mbajtur para godinës së fakultetit filozofik, ku u mblodhën qindra studentë, u bë me dije se këta të fundit u kanë dërguar email grupeve parlamentare në Kuvendin serb, ku u kërkojnë nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, të cilin e akuzojnë për shkelje të kushtetutës duke pranuar marrëveshjen e Ohrit për Kosovën.

 

“Përgjigja do të tregojë se kush është në të vërtetë përfaqësues i popullit”, u tha në tubimin ku morën pjesë disa qindra persona.

 

Marrëveshja për të cilën Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan në takimin e 18 marsit, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka ngjallur kundërshtime të forta në Serbi, me partitë opozitare që kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçiç. Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat