Secondary Adv

Rritet me rreth 15 per qind cmimi i energjise ne Kosove

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.

 

Duke filluar nga 1 prilli, rryma do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind bazuar në këto tarifa, por se do të dihet saktë në mbledhjen e ardhshme të Bordit të ZRRE-së.

 

“Rritja do të jetë 15%, mirëpo kjo do të dihet në mbledhjen e ardhshme të Bordit të ZRRE ku në këtë rast KOSTT, KEDS dhe KESCO do t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për tarifat bazuar në vendimet e Bordit për të hyrat e lejuara”, ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit të ZRRE, Ymer Fejzullahu në një konferencë për medie.

 

Rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë. Po ashtu, Zyra e Presidencës së Kosovës kishte theksuar se është kundër rritjes së tarifave në këtë periudhë.

 

Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.

 

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat