Secondary Adv

Vendim, qeveria jep bregdetin me 1 euro per 99 vjet

Qeveria miratoi dje mënyrat se si do t’u shitet toka në bregdet privatëve. Vendimi i djeshëm i Qeverisë përfshin shitjen e tokës me tender, dhënien me 1 euro me afat 99 vjet apo nëpërmjet kontratës pa tender kur ato kërkohen nga një privat.


Gazeta zbardh vendimin e plotë për tokat që vihen në dispozicion të privatit, procedurat dhe afatet e përdorimit. Sipas vendimit, toka në bregdet me çmim 1 euro do t’i jepet atij që do të investojë 50 milionë euro dhe ofertat do të shqyrtohen nga Qeveria.Qeverisë propozimi për miratimin e kontratës do t’i bëhet nga ministri i Turizmit, e shoqëruar me projektkontratën e negociuar me privatin. Por ai që do të marrë tokën në përdorim 1 euro me afat 99 vjet duhet të kryejë si garanci pagese 10 për qind të 50 milionë eurove që do të investojë. Kontrata përmban edhe sanksione.


Për mosrealizim të investimit në përfundim të fazës përkatëse, ai ndëshkohet me 1% të vlerës së investimit të parealizuar në atë fazë dhe nëse pas  muajve investimi nuk realizohet, kontrata zgjidhet duke marrë si gjobë masën e garancisë së depozituar në atë periudhë. Për rastin kur toka jepet në përdorim me tender, publikimi dhe modeli i investimit që duhet të kryejë privati përcaktohet nga Ministria e Turizmit. Në vendim përcaktohet që një kompani për të marrë pjesë në tender duhet të ketë si garanci bankare se do të kryejë investimin 1 për qind të vlerës që kërkon të investojë.
Për rastet kur aplikimi i shumës së blerjes së tokës është e njëjtë në më shumë se një kompani, Qeveria ka përcaktuar që fituesi të përcaktohet me short, i cili do të hidhet në prani të aplikuesve.


Qeveria ka përcaktuar si mënyrë të dhënies së tokës edhe procedurën e moshapjes së tenderit kur ajo kërkohet nga një subjekt privat dhe kontrata miratohet nga Ministria e Turizmit. Kriter për lidhjen e kontratës është përcaktuar që projekti që dorëzohet t’i përshtatet strategjisë së zhvillimit që ka qeveria për zonat turistike dhe kompania të ketë qëndrueshmëri financiare.


“Pas kryerjes së vlerësimit paraprak dhe nëse aplikimi vlerësohet i pranueshëm, ministria përgjegjëse për turizmin i kërkon aplikuesit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin. Me plotësimin e dokumentacionit vlerësimi i aplikimit bëhet nga një komision, i ngritur me urdhër të ministrit. Urdhri përcakton dhe metodologjinë e vlerësimit të aplikimit”, thuhet në vendim. Pas pëlqimit të Ministrisë së Turizmit, i dorëzohen Këshillit të Ministrave termat e kontratës, e cila, në rast se nuk e miraton aplikimin i kompanisë, rrëzohet.

 


Më të lexuarat