Secondary Adv

Apple dominon listen e smartphoneve me te shitur per 2022

2022 ishte një vit i mrekullueshëm për Apple, sipas raportit të fundit të Counterpoint Research, i cili rendit 10 telefonat më të shitur të vitit 2022.

 

Tetë nga dhjetë pajisjet më të mira erdhën nga kampi i Apple, me iPhone 13 në vendin e parë, me rreth 5% të shitjeve totale të smartphone-ve në mbarë globin dhe 28% të të gjitha shitjeve të iPhone.

 

Vanilla 13 ishte telefoni më i shitur në SHBA, MB, Kinë, Gjermani dhe Francë midis shtatorit 2021 dhe gushtit 2022.

 

iPhone 13 Pro Max doli në vendin e dytë, me një pjesë 2.8% të të gjitha shitjeve globale të smartphone-ve, të ndjekur nga pasardhësi i tij iPhone 14 Pro Max, i cili zuri 1.7% të të gjitha shitjeve.

 

Për iPhone 14 Pro Max, është gjithashtu hera e parë, që një iPhone Pro Max shet më shumë se homologët e përmasave të zakonshme Pro dhe Vanilla.

 

Galaxy A13 i Samsung, ishte telefoni i katërt më i shitur në vitin 2022, i ndjekur nga iPhone 13 Pro, për të përmbyllur top 5.

 

iPhone 12, i cili u lançua në tetor të 2020, ishte telefoni i gjashtë më i shitur i 2022, i ndjekur nga iPhone 14, me rreth 1.5% të të gjitha shitjeve.

 

Pavarësisht moshës së tij, modeli Vanilla 12 mbeti gjerësisht i popullarizuar në SHBA, Kinë dhe Japoni.

 

IPhone SE (2022) doli në vendin e nëntë, ndërsa Galaxy A03 i Samsung përfundon listën e dhjetëshes së parë.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/apple-dominon-listen-e-top-10-te-smartphone-ve-me-te-shitur-per-vitin-2022/)


Më të lexuarat