Secondary Adv

Bllokohet transporti ne Gjermani, sindikatat kerkojne rritje pagash

Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bllokuar të hënën, për shkak të grevave të dy sindikatave më të mëdha të punëtorëve në këtë shtet.

 

Stafi i aeroporteve, porteve detare, hekurudhave, autobusëve dhe metrove, ka nisur grevën 24-orëshe, në minutat e parë të së hënës. Sindikatat janë duke kërkuar paga më të mëdha, ashtu që punëtorët të përballen më lehtë me rritjen e çmimeve.

 

Deri më tani janë mbajtur disa greva më të vogla në Gjermani, mirëpo kjo e së hënës konsiderohet më e madhja në dekada. Sindikata Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punëtorë në sektorin publik të Gjermanisë, ndërsa sindikata EVG përfaqëson rreth 230.000 punëtorë.

 

Verdi kërkon 10.5% rritje të pagës për stafin, ndërsa EVG kërkon rritje prej 12%. Operatori kombëtar i hekurudhave, Deutsche Bahn, i ka dënuar planet për greva dhe i ka përshkruar si “të pabaza dhe të panevojshme”./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat