Secondary Adv

Ekonomistet parashikojne recesion ne SHBA

Shtetet e Bashkuara do të përballen me recesion këtë vit, si dhe rritje të inflacionit në 2024, sipas parashikimit të ekonomistëve.

 

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik. Më shumë se dy të tretat e respodentëve të Asociacionit Kombëtar për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi 4% deri në fund të këtij viti.

 

Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni në anketë, e cila është kryer mes 2-19 marsit, ka thënë organizata përmes një deklarate.

 

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse gjithë botës.

 

Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75%, me qëllim luftën kundër inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada.

 

Rritja e çmimeve është ngadalësuar, duke qëndruar në 6.0% në shkurt, ndonëse është shifër shumë e lartë sesa shënjestra afatgjate e Rezervave Federale prej 2 për qind.

 

Mirëpo në mesin e parashikimeve jo të mira ekonomike për të ardhmen, vetëm pesë për qind e respodentëve besojnë se SHBA-ja aktualisht është në mes në një recesioni./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat