Secondary Adv

Rreth 370 mije biznese te vogla rrezikojne mbylljen ne Britani

Rreth 370 mijë biznese të vogla në Mbretërinë e Bashkuar pritet të shkurtojnë vendet e tyre të punës ose rrezikojnë mbylljen e plotë.

 

Për të vazhduar me pagesën e faturave, bizneset duhet të jenë në gjendje të rinegociojnë kontratat e tyre të energjisë për të reflektuar çmime më të ulëta të shitjes me shumicë, veçanërisht firmat që nënshkruan kontrata fikse kur mbështetja e qeverisë ishte në fuqi.

 

Ministri i Financave Jeremy Hunt bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të zgjerojë mbështetjen e energjisë për konsumatorët, por ndihma për bizneset do të përfundojë më 1 prill, me përjashtime të kufizuara për prodhuesit me energji intensive.

 

Dhe ndërsa çmimet europiane të energjisë me shumicë kanë rënë nga nivelet më të larta vitin e kaluar, ato mbeten dyfishi i niveleve të para krizës energjetike, duke i lënë firmat përballë faturave të larta.

 

Sipas analistëve situata që do të krijohet pas 1 prillit, do të godasë gjithashtu konsumatorët pasi bizneset do të duhet të rrisin çmimet për të përballuar faturat në rritje, duke rritur inflacionin.

 

Pavarësisht mbështetjes aktuale, disa kompani në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpallur falimentimin nën peshën e faturave rekord të energjisë.

 

Grupi prodhues “Make UK” tha në fillim të këtij viti se rreth 13% e prodhuesve thjesht po e thyenin ekuilibrin dhe do të mbylleshin nëse qeveria tërhiqte mbështetjen për energjinë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat