Secondary Adv

Rregulla te reja per emigrantet, Gjermania rishikon legjislacionin

Gjermania pritet të miratojë një ligj të ri për shtetësinë që do ta bëjë më të lehtë për të huajt të fitojnë nënshtetësinë, pjesë e një ndryshimi të politikës së emigracionit.

 

Projektligji, i cili do t’u paraqitet ligjvënësve në muajt në vijim, do t’i lejojë njerëzit të aplikojnë për shtetësi pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve aktualisht.

 

Ata që kanë bërë përpjekje të veçanta për t’u integruar, për shembull duke u bërë të aftë në gjuhën gjermane, do të kenë të drejtë të aplikojnë pas tre vitesh.

 

Projektligji heq gjithashtu ndalimin e shtetësisë së dyfishtë për njerëzit nga vendet jashtë BE, që do të thotë se emigrantët nuk do të duhet të dorëzojnë më kombësinë e vendit të tyre, një vijë e kuqe për shumë njerëz.

 

Aktualisht, vetëm personat me pasaporta të BE-së, ose ata që kanë një prind nga Gjermania, kanë të drejtë të mbajnë nënshtetësinë gjermane.

 

Ndërkohë, reformat e imigracionit të bazuara në sistemin e pikëve të Kanadasë, do ta bëjnë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar hyrjen në vend pa pasur kualifikime profesionale të njohura në Gjermani. Në vend të kësaj, mjafton të kesh përvojë të përshtatshme pune dhe një ofertë.

 

Projektligji përfaqëson rishikimin më të madh të rregullave të kombësisë gjermane që nga viti 2000, kur fëmijët e lindur nga prindër emigrantë në Gjermani u kualifikuan automatikisht për nënshtetësinë për herë të parë.

 

Qeveria e koalicionit tre-partiak ka deklaruar se dëshiron të tërheqë 400,000 punëtorë të huaj të kualifikuar çdo vit për të ribalancuar popullsinë e saj të plakur dhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorë kyç./Burimi: SCAN


Më të lexuarat