Secondary Adv

Presidentja greke: Nuk ndryshojme qendrim mbi njohjen e Kosoves

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou thotë se qëndrimi i vendit të saj, që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njëjtë.

 

Në një intervistë për Politika, Sakellaropoulou u shpreh se pavarësisht kësaj, Greqia po ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën.

 

“Qëndrimi i Greqisë, një nga të paktët anëtarë të BE që nuk e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, mbetet i njëjtë.

 

Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën,

 

e cila synon forcimin e stabilitetit dhe sigurisë, si si dhe një lëvizje e përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që dhe është synimi ynë strategjik”, theksoi ajo.

 

Sipas saj, integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim reciprokisht i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor.

 

“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, shtoi Sakelaropoulou./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat