Secondary Adv

TAP, kompania franceze SPIECAPAG do ndertoje pjesen shqiptare te gazsjellesit

TAP ka dhënë dy kontrata të reja për kompanitë që do të zbatojnë pjesën inxhinierike, prokurimin dhe ndërtimin e gazjsjellësit prej 760 kilometra në pjesën tokësore në Greqi dhe Shqipëri.


Në një njoftim për shtyp TAP bëri me dije se Bonati spa dhe JP AVAX janë bashkimi i kompanive që kanë fituar dy nga lotet e ndërtimit në pjesën e Greqisë. Kjo mbulon fillimin e TAP nga Kavala drejt kufirit shqiptar 360 kilometra.Kurse francezja SPIECAPAG (SPIKAPAK) do të ndërtojë 180 kilometra të gazjsllësit në pjesën Greke dhe dy lotë të tjera në pjesën shqiptare. Taotali në pjesën shqiptare është 215 kilometra dhe janë zgjatimi nga Bilishti në Tropojë.


Francëzët do të ndërtojnë edhe pjesën e gazsjellësit që kalon në lumë mes kufririt greko-turk që bën lidhjen mes gazsjellësit Trans Anatolian. Kompanitë do të fillojnë punën menjëherë në tremujorin e dytë të vitit 2016 kurse zbatimi në terren në mes të vitit.“Kontratat e ndërtimit në tokë janë seksionet më të mëdha që do të japë TAP. Të treja kompanitë kanë paraqitur oferta që nuk ishin vetëm të fuqishme nga ana teknike dhe konkurruese por edhe në linjë me standartet më të larta në industri” është shprehur drejtori manaxherial i TAP Ian Bradshaw.


Më të lexuarat