Secondary Adv

Cmimi i ujit pritet te rishikohet ne te gjithe vendin

Kuvendi i kërkon ERRU të kryejë një analizë mbi strategjinë dhe mundësinë e tarifave që duhet të propozojnë për miratim 15 shoqëritë e reja të ujësjellës-kanalizimeve.

 

Në draft-rezolutën e Kuvendit theksohet se synimi dhe prioriteti i kësaj analize duhet të jetë unifikimi i tarifave për secilën shoqëri rajonale, teksa duhet të shoqërohet me konkluzione dhe rekomandime sesi duhet të kryehet ky proces.

 

Paralelisht, në kuadër të reformës rrënjësore në sektorin e ujit, ERRU duhet të ketë në fokus kryesor reduktimin e stafit të tepërt të shoqërive UK rajonale, kur këto të fundit do të aplikojnë për tarifa të reja pranë saj, si dhe të monitorojë dhe rekomandojë nivelin e pagave dhe shpërblimeve që ndikojnë në shpenzime.

 

Reforma e ndërmarrë vitin që shkoi në sektor solli bashkimin e shoqërive ekzistuese të ujësjellës- kanalizimeve në 15 Subjekete me Kompetenca të Përbashkëta, nga 58 kompani që ishin më herët.

 

Ndërkohë që, me krijimin e Ujësjellësve të bashkuar, shoqëritë e reja do të duhet të aplikojnë pranë Entit Rregullator të Ujit për tarifa të reja, teksa në fillim të vitit të kaluar ky dikaster miratoi edhe metodologjinë e re të përllogaritjes të tyre nën metodën “çmimi tavan”,

 

që parashikon që nga pagesat e ujit, të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit.

 

51% e aksioneve të kompanive të reja të krijuara tashmë disponohen nga Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë, ndërsa pjesa tjetër ndahet midis bashkive./Burimi: SCAN


Më të lexuarat