Secondary Adv

Transporti urban kerkon rimbursim, Shoqata: 35 per qind me pak bileta

Pa rimbursim për kërkesat e parashtruara por operojnë çdo ditë në kryeqytet, linjat urbane deklarojnë se ndodhen në gjendje të rënduar financiare.

 

Pagesa në lekë për km për 16 linjat që operojnë të cilat u shërbejnë cdo ditë rreth 250 mijë qytetarëve është zgjidhja që shoqata e transportit qytetas kërkon ndaj institucioneve përgjegjëse.

 

Konstandin Foni, Kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas tha: “Lekë për km do të ishte një zgjidhje e mirë, për të cilat çdo linjë urbane do të pranonte. Ne kemi një kontratë disa pika të të cilave nuk respektohen në kundërshtim me ligjin.

 

Siç është rasti i rimbusrimit të abonesë së studentit nga 600 lekë në 1600 lekë një diferencë e cila prej muajsh nuk merret parasysh. Por edhe të qytetarëve të tjerë të cilët përfitojnë nga kategori të ndryshme.

 

Shoqata kombëtare e Transportit Qytetas paralelisht i ka dërguar edhe një kërkesë bashkisë për rimbursimin e akcizës së karburantit bazuar në konsumin e deklaruar sipas raportimit në DPT dhe pranë Drejtorisë së transportit në Bashkinë Tiranë nga secili operator i transportit publik qytetas;

 

Rimbursimi i TVSH-së në shitje për biletat dhe abonetë.” Kjo situatë e linjave ka ndikuar edhe në cilësinë e shërbimit të përditshëm.

 

“Jemi përpjekur të mso shkurtojmë flotën por në rast krizash për shkak të karburantit apo dhe mossubvencionimeve jemi detyruar në këtë gjendje. Aktualsiht nuk ka një shkurtim por problem shkaktohet nga mungesa e korsive të dedikuara trafiku i lartë etj.,” tha ai.

 

Në rëndimin e gjendjes financiare për këtë sektor ka ndikuar edhe rënia e numrit të udhëtarëve, ku një ndër shkaqet sipas Fonit është emigracioni sidomos i të rinjve.

 

Sipas tij, “Rënia me 35% e biletave këto vite përtej krizave të dnryshme që kemi kaluar të gjithë si qytetarë ka qenë dhe arsyeja e emigracionit, vihet re një frekuentim më I ulët duke u përkthyer kështu në fitime më të pakta për linjat që operojnë.”

 

Emigracioni si në çdo biznes por dhe tek transporti është ndjerë në mungesën e punonjësve. Operatorët e linjave urbane në Tiranë raportojnë për një largim të faturinove por edhe të shoferëve./Burimi: SCAN


Më të lexuarat