Secondary Adv

Shembja e ndertesave nga termeti, mbi 300 te arrestuar ne Turqi

Turqia ka arrestuar 325 persona që janë përgjegjës për shembjen e ndërtesave të banimit si pasojë e tërmeteve që ndodhën më 6 shkurt, tha ministri turk i drejtësisë.

 

Ministri tha gjithashtu se janë nisur veprimet hetimore ndaj 1552 personave të tjerë. Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt 2023. Si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Siri, Liban, Egjipt dhe Qipro.

 

Më 21 shkurt, lëkundje me magnitudë 6.4 dhe 5.4 ballë u ndjenë në provincën turke Hatay, e cila tashmë ishte dëmtuar nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat