Secondary Adv

Kunder projektit te rruges Thumane-Kashar, banoret e Berxulles ne proteste

Banorët e Bërxullës e kanë nisur zhvendosur protestën e tyre para Hipotekës, ndërsa kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

 

Njerëzi ata janë shprehur kundër qëndrimit të institucioneve, ndërsa kërkojnë verifikim të titujve të tyre të pronësisë. “Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin.

 

Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet; se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje.

 

Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve. Po na soset durimi.

 

Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por s’kemi as titujt e pronësisë. Për ne ka kosto të madhe, është dhe dëm ekonomik.

 

Po t’i punojmë tokat, nesër do vijnë ta na i prishin. Se dimë se ku do të përfundojmë nesër.”, tha një prej banorëve./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat