Secondary Adv

Udhezimet,Si do veprohet me universitetet e mbyllura dhe te pezulluara

Ëshët botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për heqjen e licencës dhe pezullimin e një sërë universiteteve private, i cili sqaron dhe procedurat e transferimit të studentëve dhe mënyrën si do procedohet me universitetet e mbyllura apo të pezulluara.

 

HEQJA E LICENCES

Qeveria ka vendosur Heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë, për të gjitha njësitë e tyre përbërëse (njësi kryesore, bazë dhe ndihmëse) dhe ndërprerjen e veprimtarisë së tyre akademike në vitin akademik në vijim.
Institucionet private të arsimit të lartë që u hiqet licenca janë:
1. Shkolla e lartë private “Universiteti Planetar i Tiranës”;
2. Shkolla e lartë universitare jopublike “Justiniani I”;
3. Shkolla e lartë universitare jopublike “Medikadent”;
4. Shkolla e lartë universitare jopublike “Universiteti Kristal”;
5. Shkolla e lartë private “Vitrina”;
6. Shkolla private e arsimit të lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër;
7. Institucioni i arsimit të lartë privat “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”;
8. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës;
9. Akademia Pedagogjike, Tiranë;
10. Institucioni i arsimit të lartë privat “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë””;
11. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”;
12. Institucioni privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”;
13. Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji Profesional i Sporteve”, Fier;
14. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e Lartë “Illyria””;
15. Kolegji profesional “Argent”, Shkodër;
16. Kolegjet profesionale private “Medicom”;
17. Shkolla e Lartë Private e Edukimit;
18. Shkolla e lartë private “Universiteti Elite”.

 

Si do veprojnë universitetet

Institucionet private të arsimit të lartë, të përmendura më lart kanë këto detyrime:
a) Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha dhe programet e studimit të ofruara;

b) Të përgatitin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.
Ministri i Arsimit dhe Sportit përcakton, me udhëzim, listën dhe tipologjinë e dokumentacionit që duhet të përmbajë dosja e studentit, si dhe procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit të transferimit të studentëve.

c) Të marrin të gjitha masat për krijimin e mundësive, studentëve ende të padiplomuar, për transferimin e tyre në institucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi të njëjta apo të ngjashme, si dhe lehtësimin e procedurave për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm;

ç) Dosjet e studentëve, të përgatitura nga institucionet private të arsimit të lartë, që nuk do të tërhiqen nga studentët përkatës, përcillen në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit brenda datës 10 shtator 2014. Këto institucione dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda kësaj date, edhe të gjithë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponojnë dhe mbi bazën e të cilit kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre akademike, që prej fillimit;

d) Të vënë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar dhe të vazhdojnë të mbajnë kontakte me të deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;

dh) Të kthejnë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit.

 

Institucionet private të arsimit të lartë, të përmendura në pikën II, nuk duhet të kryejnë asnjë lloj veprimi financiar apo lëvizje në llogaritë bankare të institucionit, përveç atyre që kanë lidhje me sa parashikohet në këtë vendim. Personi juridik privat, që përfaqëson institucionin privat të arsimit të lartë, të cilit i hiqet licenca, nuk mund të kryejë asnjë lloj ndryshimi të aksioneve apo kuotave të shoqërisë, aseteve të luajtshme e të paluajtshme të saj, para shlyerjes së detyrimeve të parashikuara në këtë vendim.
Të gjitha shpenzimet për likuidimin e studentëve dhe kryerjen e procedurave për ta, në zbatim të këtij vendimi, të përballohen nga ana e institucionit privat të arsimit të lartë/personit juridik privat që i përfaqëson.

Institucionet private të arsimit të lartë duhet të marrin masa që të kenë në dispozicion staf administrativ dhe personel akademik të nevojshëm deri në mbylljen dhe përfundimin e procesit sipas afateve të lëna në këtë vendim.
Ministri i Arsimit dhe Sportit ngre një komision të posaçëm ad-hock për monitorimin e të gjithë procesit, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve, si dhe ankesave. Ai harton plan-veprimin dhe përcakton çështjet që do të trajtohen nga komisioni. Komisioni raporton te ministri lidhur me veprimtarinë e tij.

 

PEZULLIMI LICENCES, Albanian University i pezullohet vetëm dega e BeratitQeveria ka vendosur pezullimin e veprimtarisë së disa institucioneve private të arsimit të lartë, për një periudhë deri në dy vjet, duke mos lejuar regjistrimin e studentëve të rinj, deri në plotësimin kritereve ligjore e nënligjore, të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.


Institucionet private të arsimit të lartë të cilave do t’u pezullohet veprimtaria janë:


1. Institucioni privat i arsimit të lartë “Akademia Profesionale e Biznesit”;
2. Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji profesional “NEË GENERATION””;
3. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë private “Justicia””;
4. Institucioni privat i arsimit të lartë “Universiteti “Aldent””;
5. Institucioni privat i arsimit të lartë “ISSAT”;
6. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia””;
7. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare jopublike “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi””;
8. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare “Instituti Kanadez i Teknologjisë””;
9. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare “Ëisdom University””;
10. Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji profesional “IVOCLAR VIVADENT & PARTNERS””;
11. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë private “Hëna e Plotë” (BEDËR)”;
12. Filiali Berat “Albanian University”, (pjesë e universitetit privat “Albanian University”);
13. Shkolla e lartë private “Logos”.

Si do veprohet

 

Sipas udhëzimit, Institucionet private të arsimit të lartë, të përmendura më lart kanë detyrimin të mos regjistrojnë studentë të rinj në asnjë nga programet e studimit që ata ofrojnë (përfshi studentë në vitin e parë, në vite të ndërmjetme apo dhe transferime), për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së pezullimit të veprimtarisë.

Institucionet private të arsimit të lartë, të parashikuara në pikën II të këtij vendimi, duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, një raport të detajuar mbi të gjitha masat e marra në zbatim të rekomandimeve dhe gjetjeve të paraqitura në raportin e miratuar nga ministri i Arsimit dhe Sportit, që dëshmojnë plotësimin e të gjitha kritereve të ligjshmërisë, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatës në mbështetje të tij.

Ministri i Arsimit dhe Sportit është përgjegjës për ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të ligjishmërisë në këto institucione. Ai ngre grupe pune për inspektimin dhe verifikimin e situatës lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe detyrimet e tjera të institucioneve private të arsimit të lartë. Bazuar në rezultatet e inspektimit, kur gjen se institucioni ka përmbushur kriteret ligjore e nënligjore, i propozon Këshillit të Ministrave, rast pas rasti, heqjen e masës së marrë për pezullimin e veprimtarisë.


Institucionet private të arsimit të lartë nuk mund t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe akreditimit gjatë periudhës së pezullimit të veprimtarisë, deri në përmbushjen e kritereve ligjore e nënligjore.

Për të gjitha institucionet private të arsimit të lartë, të cilat nuk do të marrin masa për plotësimin e detyrimeve që burojnë nga ligji dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Ministria e Arsimit dhe Sportit i propozon Këshillit të Ministrave, rast pas rasti, heqjen e licencës dhe ndërprerjen përfundimtare të veprimtarisë.


Më të lexuarat