Secondary Adv

OSHEE, ne 2015 kurseu 61 milion euro nga ulja e humbjeve dhe konkurrenca

Viti 2015 rezultoi pozitiv për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), jo vetëm në aspektin e uljes së humbjeve në rrjet, duke sjellë më shumë arkëtime, por edhe te shpenzimet për mbulimin këtyre humbjeve përmes importeve.


Sipas OSHEE-së, si rrjedhojë e uljes së sasisë dhe reduktimit të çmimit për njësi të energjisë së blerë për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë kursyer 61 milionë Euro në krahasim me vitin 2014.Ky rezultat erdhi si pasojë e tre faktorëve: 42 milionë euro si rrjedhojë e uljes fizike të humbjeve; 12 milionë euro si rrjedhojë e blerjes së energjisë nga importi me çmimi më të ulët si dhe 7 milionë euro si rrjedhojë e aplikimit të marrëveshjes ndërmjet OSHEE dhe KESH.Në deklaratën për shtyp bëhet me dije se janë ftuar për të marrë pjesë mbi 30 kompani shqiptare dhe të huaja, kur në 2013 ky numër ishte 20, apo në 2014-n me 25. Ftesa gjithëpërfshirse bëri të mundur që në 2015-n, 10 kompani të marrin pjesë në garë duke sjellë ofertat, kur në 2013-n, ky numër ishte vetëm 4.Në lidhje me çmimet, krahasuar me vitin 2014 rezulton se kostoja mesatare në vitin 2015, ishte rreth 10.1 Euro/MWh më i ulët se mesatarja e 2014-s.


Më të lexuarat