Secondary Adv

Prodhimet Made in Kosova, kerkohet heqja e barrierave nga Serbia

Në Shkup po zhvillohet takimi mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë, ku pritet që Kosova të kërkojë heqjen e barrierave ndaj prodhimeve “Made in Kosova”.

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në një prononcim për mediat vendase ëhstë shprehur se të mërkurën në Shkup është pritur në takim nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

 

“Takimi mbahet me ndërmjetësimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, por të pranishëm do të jenë edhe zyrtarët e KE edhe zyrtarë të Qeverisë gjermane që janë edhe themelues të Iniciativës në kuadër të Procesit të Berlinit” tha Rafuna, i cili ka lavdëruar rolin e Maqedonisë së Veriut.

 

Ndërkohë në Shkup po zhvillon takimi i rregullt i Bordit Menaxhues i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

 

Bordi i këtij mekanizmi të themeluar në kuadër të Procesit të Berlinit, nga shkurti i këtij viti udhëhiqet nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili ka marrë kryesimin e radhës nga Serbia.

 

Forumi Investues i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, siç dihet  është krijuar në kuadër të Procesit të Berlinit dhe mbikëqyret nga zyrtarët e lartë të Qeverisë gjermane dhe ata të Komisionit Evropian.

 

Takimi që ka filluar dje dhe vazhdon edhe sot, është i rregullt, thotë në intervistë për Radio Kosovën kryesuesi i Bordit Menaxhues i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, Lulzim Rafuna.

 

Ai theksoi se ka propozuar që takimi i radhës i këtij mekanizmi të mbahet në Prishtinë. Rafuna tha se shqetësimet lidhur me barrierat që Serbia ka vendosur tani e sa vite për prodhimet dhe mallrat nga Kosova, i ka ngritur edhe dje. Për takimin e sotëm, Rafuan tha se është optimist.

 

“Takimi i sotëm nuk është vetëm një takim bilateral ndërmjet Odës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, por është një takim më i gjerë ku pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit e Odave të tjera të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe zyrtarët e shtetit gjermane dhe ata të Komisionit Evropian.“

 

Ndërkohë që për pengesat dhe barrierat konkrete të vendosura nga Serbia për mallrat e Kosovës, Rafuna shprehet: “Pengesë dhe barrierë kryesore është pengimi i eksportit të prodhimeve të Kosovës drejt Serbisë.

 

Këto shqetësime ngritën përditë nga prodhuesit e Kosovës, të cilët vijnë në zyrën e Odës Ekonomike të Kosovës. Fjala vjen, Birra e Kosovës nuk lejohet të eksportohet në Serbi me arsyen e vetëm sepse në etiketën e birrës shkruan “Made in Kosova”.

 

Ka një kërkesë tepër të madhe nga kompani të shumta në Serbi për importin e birrës së Kosovës, por kjo pengohet nga Qeverisa serbe. Të njëjtat pengesa ekzistojnë edhe për prodhimet e lëngjeve të tjera jo të gazuara.

 

Vetë prodhuesit e këtyre produkteve kanë ngritur shqetësimin se drejt Serbisë mund të eksportojnë vetëm dy ditë në javë pasi vetëm dy ditë Serbia mban inspektorët e saj në kufi, ndërsa Kosova inspektorët e saj i mban 24 orë gjatë shtatë ditëve të javë në vendkalimet kufitare.

 

Pra, tani, ata ose duhet si ne të vendosin 24 orë në shtatë ditë të javës inspektorët e tyre në kufi, ose ne të vendosim inspektorët e tanë ashtu si ata vetëm dy ditë në javë, në mënyrë që as ata të mos mund të eksportojnë ditëve të tjera në vendin tonë”.

 

Pengesë tjetër e Serbisë, sipas Rafunës, është mosnjohja e certifikatave fito sanitare dhe atyre veterinere./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat