Vendimi i ZRRE, rritet me 15 per qind cmimi i energjise ne Kosove 30-03-2023
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja për energjinë elektrike.
Duke filluar nga 1 prilli, rryma do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind bazuar në këto tarifa. “Për konsumatorët deri 350kWh rritja do të jetë 2 euro e 8 cent, mbi 450kWh rritja do të jetë 4 euro, kurse për konsumatorët mbi 800kWh rritja 7 euro”, u tha në mbledhjen e ZRRE-së.
Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta. Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike.
Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00./Burimi: Telegrafi
Më të lexuarat
Bankat emetuan 12.5 mln lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, viti më aktiv deri tani për financimin e kapitalit rregullator.Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e MREL për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, vlera e emetimeve është rritur me rreth 36% krahasuar me vitin
Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3 për qind në maj Importet e karburanteve ranë në maj 2026, të ndikuara nga çmimet e larta dhe ngadalësimi i kërkesës në ekonomi.Sipas të dhënave të Financave për mallrat kryesore të akcizës, gjatë muajit maj u importuan 55,421 ton karburante, nga 59,790 ton në të njëjtin muaj të vitit 2025, ose
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4 për qind, pagat rriten me 8.6 për qind Tregu i punës në Shqipëri në 2025 vijon përmirësimin me rënie të papunësisë, rritje pagash dhe ulje të informalitetit.Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, forca e punës në vend gjatë vitit 2025 vlerësohet në rreth 1.28 milionë persona, ndërsa numri i të punësuarve
Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025 Dhoma Amerikane e Tregtisë (Amcham) dhe Revista Monitor organizuan këtë të martë konferencën “Si po ecën ekonomia – Analiza e treguesve dhe perspektiva e biznesit.”Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë
Deri më 30 qershor: Kush paguan gjysmën e borxhit, i falet pjesa tjetër Administrata Tatimore kujton se kanë mbetur vetëm 9 ditë për të përfituar nga falja me kusht e detyrimeve tatimore.Edhe 9 ditë afat për të përfituar nga falja me kusht e detyrimeve tatimore. Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e procesit të faljes me kusht të detyrimeve tatimore t
OKB: Shqipëria përballet me plakjen e popullsisë, rriten nevojat për kujdes ndaj të moshuarve Plakja e popullsisë po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah nevojën për mbështetje të moshës së tretë në Shqipëri. Një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë thekson se shumica e personave mbi 65 vjeç vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa 41% e tyre kan
Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi 112 për qind e pagës, e dyta më e lartë në Europë Paga mesatare neto mujore në Shqipëri nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet bazë të një individi që jeton vetëm në Tiranë.Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia, e cila llogarit se raporti i shpenzimeve, si përqindje e pagës për një person t
Institucionet financiare të pagesave dhe kreditimit kërkojnë akses në të dhënat e e-Albania Institucionet financiare jo-bankare të pagesave dhe të huadhënies po kërkojnë me këmbëngulje marrjen e aksesit në të dhënave të klientëve në portalin e shërbimeve publike.Në kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, këto institucione shprehen se aksesi
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren Rruga Milot-Balldren, me gjatësi 17 kilometra dhe kosto 365 milionë euro, do të jetë e kategorisë A. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, publikoi foto të projektit, i cili parashikon nga dy korsi qarkullimi dhe një korsi emergjence në secilin drejtim.Gjurma do të jetë e re, kurse
Bursa e Energjisë, transaksionet arritën mbi 58 milionë euro në katër muaj Vlera e transaksioneve në tregun e energjisë elektrike të Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX) arriti në mbi 58.8 milionë euro gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, ndërsa volumet e tregtuara u rritën ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja