Secondary Adv

Parlamenti turk miraton anetaresimin e Finlandes ne NATO

Turqia ka miratuar kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i dhënë fund vonesave disamujore.

 

Parlamenti turk votoi unanimisht në favor të anëtarësimit të Finlandës të enjten, duke pastruar pengesën e fundit në procesin e pranimit. Votimi përmbush “premtimin” e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të lejuar Finlandën në aleancën e mbrojtjes.

 

Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës, megjithëse Hungaria e bëri këtë të hënën. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Presidenti i Finalndës, Sauli Niinisto, në rrjetin social Twitter.

 

“Finlanda është tani e gatshme t’i bashkohet NATO-s dhe po pret që edhe Suedia të bashkohet në të ardhmen”, shkroi ai ndër të tjera, ku edhe falënderoi 30 vendet anëtare për besimin./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat