Secondary Adv

Banka Boterore per vitin 2016 ul me 93 per qind fondet per Shqiperine

Fondet e Bankës Botërore në dispozicion të Shqipërisë për vitin 2016 rezultojnë 93% më të ulëta se një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, është parashikuar që Shqipërisë t’I jepen në vitin 2016 vetëm 32 milionë dollarë hua, nga 525 milionë dollarë të dhëna në vitin 2015.


Rezulton se për këtë vit, niveli I huave nga Banka Botërore është më I ulëti nga viti 2012. Programi I bashkëpunimit 2015-2019 I Bankës botërore me Shqipërinë parashikon një program huadhënieje nga IBRD-ja prej rreth 1.2 miliardë dollarësh amerikanë gjatë pesë viteve me kusht që angazhimi ndaj reformave të mbetet i fortë, në varësi të kërkesës së vendit dhe kapacitetit financiar të IBRD-së.


Sipas këtij parashikimi, deri në 40 për qind e huadhënies do të jetë në formën e mbështetjes buxhetore, në rast se performanca e kuadrit makro-fiskal afatmesëm për të cilin është rënë dakord është e kënaqshme. Viti financiar 2015 ishte vit piku, me angazhime të reja prej më shumë se 400 milionë dollarë amerikanë, përfshirë dhe Garancinë për Mbështetjen e Politikave.Në planin 2015-2019 Banka Botërore thekson se rreziku kryesor për zbatimin e suksesshëm të programit në Shqipëri lidhet me objektivin e mbivendosur të qeverisë për kthimin e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.


Më të lexuarat