Secondary Adv

Pakenaqesite me koeficientin dhe pagat, sindikata e mjekeve neser proteste

Shoqata Sindikale e QKUK ka bërë të ditur se të mërkurën do të protestohet lidhur me pakënaqësitë me koeficientin dhe pagat.

 

Bëhet e ditur se protesta do të mbahet para hyrjes së administratës qendrore të ShSKUK-së. “Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Sh.S.

 

QKUK me datë 03/04/2023 u vendos që me 05.04.23 në orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor, pakënaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave, shujtës”, thuhet në njoftimin për media./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat