Secondary Adv

Ndryshojne procedurat per investimet ne energjine e rinovueshme

Kompanitë që duan të investojnë në ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë do duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tokës që në fazën e aplikimit.

 

Ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi ndryshimet në procedurat aktuale, që kanë ardhur si pasojë e problemeve të konstatuara më herët në këtë drejtim.

 

Paralelisht, Balluku njoftoi se pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë do të ngrihet një platformë elektronike për monitorimin e konsumit të energjisë, teksa të dhënat do të mund të përdoren për politika të kursimit të energjisë në të ardhmen.

 

Vendimet, u komunikuan nga Balluku në përfundim të mbledhjes së qeverisë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat