Secondary Adv

Shqiperia zgjat lejet e qendrimit per afganet dhe ukrainasit

Qytetarët afganë dhe ukrainës, të cilët janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës i kanë ende dyert e hapura në Shqipëri.

 

Me vendim të Këshillit të Ministrave, sot u mor vendimi që leja për qëndrimin e afganët edhe me 6 muaj, deri në gusht të 2023.

 

“Një ndryshim në vendimin nr.501, datë 25.8.2021, të këshillit të ministrave, “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në republikën islamike të afganistanit,

 

dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare ”, të ndryshuar. Në pikën 2/1, togfjalëshi “… dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë …”, zëvendësohet me “… deri më 24.8.2023 …”., thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Nga ana tjetër, edhe për ukrainasit, vendi i të cilëve ende është nën ethet e luftës, qeveria ka vendosur për të shtyrë lejen e qëndrimit deri në 17 shtator 2023

 

“Një shtesë në vendimin nr.173, datë 18.3.2022, të këshillit të ministrave, “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar mbrojtje ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë,

 

dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”. (...) Në pikën 2/1, togfjalëshi “… dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë …”, zëvendësohet me “… deri më 24.8.2023 …””, thuhet në vendimin tjetër të firmosur nga kryeministri Edi Rama.

 

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët u larguan verën e kaluar nga vendi i tyre, pasi u kërcënohej jeta nga talebanët që morën pushtetin. 

 

Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit. Mes tyre, 11 foshnja.

 

Nga ana tjetër, ukrainasit erdhën në Shqipëri në shkurt të 2020, menjëherë kur filluan sulmet e para nga Rusia, të cilët ende vijojnë dhe nuk dihet se kur do të mbarojë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat