Raporti i Bankes se Shqiperise: Me pak para cash ne qarkullim ne 2023
Dy muajt e parë të këtij viti kanë qenë pozitivë pasi kanë nisur me stabilizim të qarkullimit të parave që përdoren në dorë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në shkurt të këtij viti paraja jashtë sistemit bankar është vlerësuar rreth 385 miliardë lekë ose 2.4 miliardë lekë më pak në krahasim me janarin.
Një nga faktorët që mendohet se ka ndikuar në këtë situatë është rritja e përdorimit të kartave për pagesa të ndryshme nga qytetarët. Është vërejtur se pagesat për blerje në supermarket dhe faturat e ndryshme tashmë po realizohen nëpërmjet aplikacioneve online të bankave.
Në një studim të fundit sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë 2022 pagesat me kartë arritën në 10.7 milionë, me një rritje prej 35.5% krahasuar me një vit më parë. Rritja ishte edhe më e lartë në vlerë transaksionesh, që vitin e kaluar arriti në 50.6 miliardë lekë, 45% më shumë krahasuar me vitin 2021.
Por pavarësisht kësaj përdorimi i parave jashtë sistemit bankar është një fenomen i cili nxit informalitetitn në ekonominë shqiptare.
Ulja e përdorimit të parave Cash është shumë i rëndësishëm për ekonominë pasi ndikon në ulje të nivelit të informalitetit dhe ndikon në reflektimin e duhur të politikave të ndërmara nga qeveria Banka e Shqipërisë dhe ministria e Financave kanë ndërmarë një nismë për shtimin e numrit të llogarive për disa kategori personash.
Nëpërmjet projektligjit i cili tashmë është në fazë konsultimi synohet të hidhet një nga hapat më të rëndësishëm në drejtim të garantimit të aksesit në shërbimet bankare për pjesën më të madhe të popullsisë./Burimi: abcnews.al