Secondary Adv

Projektligji ne Kuvend, nga fondi tek ndryshimet e propozuara per startup-et

1.2 miliardë lekë do të jenë në dispozicion për masat mbështetëse për startup-et të parashikuara në “Programin e Qeverisë 2021-2025”.

 

Në projektligjin e kaluar në Kuvend, është përcaktuar organizimi I buxhetit për këtë kategori dhe ndryshimet e reja që do të prekin aplikuesit.

 

Sipas këtij parashikimi, fondi i masave mbështetëse për startup-et mesatarisht për çdo vit dhe respektivisht për vitin 2023 i takon të jetë 300.000.000 Lekë.

 

Ky fond do të ndahet për shërbime të ndryshme si për masat mbështetëse për Thirrjen e Dytë, për shpenzimet korente dhe shpenzimet për investime të nevojshme për funksionimin e Startup Albania, pagesat e anëtarësisë së dy komisioneve të posaçme.

 

Përsa i përket Startup Albania, kjo njësi menaxhuese dhe monitoruese e zbatimit të granteve parashikohet me një personel prej 10 punonjësish. Nga këta titullari parashikohet të jetë Drejtori i Përgjithshëm dhe pjesa tjetër e strukturës parashikohet me 2 Përgjegjës Sektori dhe 7 Specialistë.

 

Ndryshimet që pritet të sjellë ky projektligj për aplikuesit përfshijnë kohëzgjatjen e periudhës së inkubimit dhe e statusit si startup në 24  muaj nga momenti i vetëdeklarimit në regjistrin e startup-eve, me të drejtë rinovimi.

 

Krijimi i një njësie menaxhuese dhe monitoruese të realizimit të masave mbështetëse financiare për nismat në ekosistemin e startup-eve. Shkurtimi i kohës së shpalljes së fituesve në rastin e mbështetjes me grant pritet të sjellë më shumë efektivitet.

 

Gjithashtu për punonjësit lëvizës digjitalë parashikohet një kuadër rregullator lehtësues me qëllim reklamimin e Shqipërisë ndaj individëve me ekspertizë të lartë profesionale.

 

Fondi vjetor i parashikuar për masat mbështetëse për startup-et, për vitin 2023, sipas programit të qeverisë 2021-2025, do të duhet të mbulohet nga fondi rezervë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat