Secondary Adv

INSTAT: Bulmeti 20.6 per qind me i shtrenjte se ne 2022

Muaji mars ka reflektuar në treg rritje të çmimit të nënprodukteve të bulmetit.

 

Sipas të dhënave të INSTAT 20.6% ka qenë rritja e çmimit qumshtin, djathin dhe vezën krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Rritje kanë pësuar dhe nënproduktet e peshkut, zarzavateve dhe mishit.

 

Qumështi, djathi dhe veza janë grupi i produkteve të shportës së konsumit që ka pësuar rritjen më të madhe të çmimit gjatë muajit mars. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave çmimet e bulmetit kanë pësuar një rritje me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Po ashtu nënproduktet e peshkut janë rritur me 15.9%, teksa zarzavatet përfshirë patatet janë rritur me 13,6 %. Mishi dhe nënproduktet e tij janë shtrenjtuar thuajse në të njëjtën masë e më tej renditen sheqeri, mjalti dhe ëmbëlsirat.

 

INSTAT vlerëson se indeksi i vjetori i çmimeve të konsumit është 5.3% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje çmimi kanë pasur edhe grupet e mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe të tjera.

 

Krahasuar me muajin shkurt rritjen më të madhe të çmimit të konsumit e kanë pasur sërish grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, situatë e cila ka nisur që në vitin e shkuar.

 

Por pavarësisht se karburanti vijon të jetë në çmime të paqendrueshme rezulton se transporti ka shënuar rënie me 7.5%  më pak të çmimit./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat