Secondary Adv

Zhvillohet ankandi i pare, nis operimin bursa shqiptare e energjise

Bursa Shqiptare e Energjisë ALPEX nisi sot zyrtarisht tregtimin e energjisë elektrike, duke u bërë bursa e dytë operacionale në rajon.

 

Në një ceremoni të veçantë, u realizua ankandi i parë në tregun e ditës në avancë në Shqipëri, ndërsa në vjeshtë pritet që edhe Kosova të organizojë ankandin e parë dhe të realizohet bashkimi i dy tregjeve.

 

Çmimi mesatar i shitjes së energjisë për 24 orët e ardhshme rezultoi 130.98 euro /MWH ndërsa volumet e shitura janë 7146.2 MWH.

 

Ky është vetëm hapi i parë, tashmë, zyrtarisht kemi një bursë energjetike, e dyta në rajon, e cila i përket Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

 

Tani fillon një hap i ri, një sfidë e re për krijimin e likuiditeteve që duhet të ketë kjo bursë. Qeveria shqiptare ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit nga çmimet marramendëse të tregut”, theksoi zv.kryeministrja Belinda Balluku.

 

Sipas saj, prodhuesit privatë të energjisë do të kenë mundësi të konkurrojnë me njëri-tjetrin duke përfituar nga bursa, por duke i dhënë mundësinë edhe industrisë vendase dhe tregut ndërkombëtar për të marrë energji elektrike me çmime sa më të konkurrueshme, e sa më të ulëta./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat