Secondary Adv

Miratohet fondi, 100 mln leke per partite politike ne zgjedhjet e 14 majit

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

 

Në zgjedhjet vendore të 2019, fondi ishte 65 milionë lekë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 ka qenë 130 milionë lekë. Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti propozoi shumën 100 milionë lekë që u miratua me shumicë votash.

 

Deputeti Demokratë Edmond Spaho kërkoi kohë që partitë të diskutojnë se sa duhet të jetë fondi, por kjo kërkesë nuk u pranua.

 

Fondi i miratuar sot do të do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s, kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.

 

Rregulli bazë i Kodit Zgjedhor është që fondi përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe se fondi dysheme nuk mund të jetë më i vogël se fondi i akorduar në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj.

 

Mbi këtë bazë dyshemeja nuk mund të jetë më pak se 65 milionë lekë që ka qenë fondi për fushatën në vitin 2019. Ndërsa KQZ kërkoi 130 mln lekë, aq sa ishte fondi në vitin 2021 në zgjedhjet parlamentare./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat