Hapet tenderi per mirembajten e shetitoreve ne kater zona bregdetare
Pragu i sezonit turistik 2023 ka vënë në lëvizje bashkitë në jug të vendit për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qyteteve.
Për mirëmbajtjen e Jalës, Himarës, Dhërmisë dhe Qeparos, Bashkia Himarë ka hapur tenderin me vlerë rreth 4.1 milionë lekë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga dora njerëzore por dhe nga natyra për shkak të stuhive në këto zona, do ndërmerren punime të tilla si montimi i konstruksioneve metalike për psihat e dëmtuara nga stuhitë, lyerje me bojë të shëtitoreve, pastrim dhe sistemim të plazhit nga inerte të ndryshme etj.
Konkretisht për shëtitoren e Dhërmiut do të riparohen muret dekorative të dëmtuara nga deti, do të pastrohet bregdeti nga bazat e ndryshme dhe inertet, do të riparohen stolat e dëmtuar.
Përsa i përket shëtitores së Jalës do të riparohen muret dekorative me gurë të vjetër, zëvendësimi i koshave të mbeturinave dhe lyerja e tyre. Ndërkohë shëtitorja e Himarës riparimet përfshijnë trotuaret dhe muret përreth të dëmtuar nga dallgët e detit.
Gjithashtu dëmtimet elektrike dhe zëvendësimi i llambave në shëtitore. Në të njëjtën gjendje ndodhet dhe shëtitorja e Qeparoit e cila do t’i nënshtrohet këtyre rikonstruksioneve.
Jalë, Dhërmi, Himarë dhe Qeparo janë zona bregdetare që tërheqin një pjesë të madhe të turistëve vendas dhe të huaj çdo vit./Burimi: SCAN