1/5 e energjise humb ne rrjet, 67 per qind si pasoje e rrjetit te amortizuar
Gati 1.5 mln mWh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit që shkoi ishte për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë sasia më e madhe e humbjeve erdhi si pasojë e rrjetit, me rreth 67% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 33% u shkaktua nga lidhjet e paligjshme.
Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në rreth 20% të energjisë totale.
Ndërkaq, rënia ka ardhur kryesisht si pasojë e zbulimit të lidhjeve të paligjshme dhe jo si pasojë e përmsirësimit të gjendjes teknike të rrjejtit.
Niveli I lartë i humbjeve të energjisë në rrjet, nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsideratë edhe çmimin e lartë me të cilin u ble energjia vitin që shkoi.
Në total, fatura për blerje energjie nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, gjatë vitit 2022 arriti në rreth 504 mln euro.
Ndërkaq, paralelisht me humbjet në rrjetin e shpërndarjes, humbjet e energjisë në transmetim mbetën në nivele thuajse të pandryshuara që nga viti 2019, e më konkretisht në nivelin e 2.11%.
Gjithsesi, OST e bleu më lirë energjinë për mbulimin e tyre, përmes një kontrate me çmim të favorshëm, të lidhur me KESH./Burimi: SCAN