Secondary Adv

Taksa e hapesires, ja ndarja e re e zonave nga Bashkia e Tiranes

Bashkia e Tiranës ka projektuar ndarjen e re zonale të Tiranës, në bazë të së cilës do të vilet taksa e zënies së hapësirës. Në zonën A është përfshirë një pjesë e konsiderueshme e zonave që ndodhen brenda unazës.

 

Tarifa e zënies së hapësirës në këtë zonë ku përfshihen rruga e Durrësit, Kavajës dhe Myslym Shyri etj do te jetë 1500 lekë metri katror.Ndërsa në zonën B që janë rrugë që përgjithësisht kufizojnë Unazën, tarifa për zënien e hapësirës do të përgjysmohet. Dhe gjithashtu edhe në zonën C rishikimi i tarifave do të marrë në konsidertaë përgjysmimin e tarifës së zënies së hapësirës.


Zonat do të bëhen funksionale për efekt të taksave në mbledhjen e sotshme të Këshillit Bashkiak.

Zona A
Zonat Kufitare te zonës A janë:
-Bulevardi “Zhan Dark”
-Rruga “Myslum Shyri”
-Rruga e “Kavajes”
-Rruga e “Durrësit”
-Bulevardi “Zogu i Parë”
-Sheshi “Skendërbej”
-Rruga “Luigj Gurakuqi”
-Bulebardi Dëshmorët e Kombit
-Rruga e “Elbasanit”
– Rruga “Sami Frashëri”
-Rruga “Kristo Luarasi”
-Rruga “Dëshmorët e 4-shkurtit”


Të gjitha rrugët e gjendura brenda zhonave do të gjenden me speicifikime

Zona B
Rruga Teodor Keko
Rruga Dritan Hoxha
Rruga Asim Vokshi
Rruga Reshit Petrela
Rruga Bardhyl
Rruga e Elbasanit
Rruga Unaza e madhe ne ndërtim


Zona C
Kufiri ish Vija e Verdhë e Tiranës
Rrugët kufitare të zonës B


Më të lexuarat