Secondary Adv

Miratohet ndertimi i 3 centraleve eolike, shteti merr 2 per qind te prodhimit

Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të prodhimit të energjisë nga era, teksa fuqia e instaluar e secilit central do të jetë 3 MW.

 

Sipas vendimeve, projektet planifikohen të ndërtohen në Tragjas të Vlorës, ndërsa afati i pritshëm i vënies në punë është brenda 36 muajsh.

 

Centralet që do të gjenerojnë energji nga era, parashikohet  të kenë një afat operimi prej 49 vitesh nga hyrja në fuqi e vendimit, teksa nuk do të jenë objekt koncesioni.

 

Kompanitë, që do të ndërtojnë këto parqe eolike do të duhet t’i japin falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë, 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

 

Së bashku, me një proejtk të ngjashmë, të miratuar 1 muaj më parë, numri i centraleve eolikë të miratuar nga qeveria përgjatë këtij viti shkon në 4.

 

Energjia e prodhuar nga era nuk është e shfrytëzuar ende në vendin tonë, ndonëse interesi i investitorëve nuk ka munguar, duke qenë se vetëm vitet e fundit një numër i konsiderueshëm aplikimesh është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë.

 

Po ashtu, rreth 2 vjet më parë Enti Rregulaltor i Energjisë rishikoi licencat e dhëna para një dekade, duke vendosur revokimin e 3 prej tyre dhe rinovimin për 3 licenca të tjera.

 

Gjithsesi, kompanitë mbajtëse të tyre, ende nuk kanë finalizuar ndërtimin e parqeve eolike, ndërkohë që edhe një ankand i hapur nga MIE është ende në fazë zhvillimi./Burimi: SCAN


Më të lexuarat